Tre persona të lënduar në aksidentin e djeshëm, policia po heton edhe një incident në magjistralen Kumanovë – Tabanovcë – Shqip

by admin
Spread the love

“Shkoda Felicia” ka goditur një veturë të policisë, e cila ishte e parkuar, pasi policia ishte duke hetuar një tjetër incident në autostradën Kumanovë – Tabanovcë, kumtoi sot SPB Kumanovë. Në aksidentin rrugor janë lënduar drejtuesi i “Shkodës# dhe tre pasagjerët e tij, mes tyre edhe një i mitur.

“Dje në ora 20:50 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën autostradën Kumanovë – Tabanovcë, automjeti i pasagjerëve “Sgkoda Felicia” me targa të Kumanovës i drejtuar nga S.B.(41) nga fshati Nikuljanë Kumanovë, ka goditur një automjet zyrtar të MPB-së, i cili ishte parkuar për shkak të kontrollit për një tjetër ngjarje. Në aksidentin, me lëndrime të lehta ka mbetur drejtuesi i veturës “Shkoda”, pasagjerët R.B., A.B., dhe një i mitur, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës”, kumtoi SPB Kumanovë.

Edhe qendra rajonale për menaxhim të krizave, ka transmetuar informacione nga Ndihma e shpejtë e Kumanovës, e cila ka intervenuar në autostradën afër “Bedinski Most”. Ndihma e shpejtë ka ndërhyrë tek një grua e cila ka rënë pa ndjenja.

“Është raportuar nga shërbimi kujdestar nga SPB Kumanovë, pas ndihmës së ofruar mjekësore, personi është transferuar në Qendrën Emergjente Kumanovë për trajtim të mëtutjeshëm, kumtoi QRMK Kumanovë.

Një ekip nga SPB Kumanovë ka kryer hetimin e aksidentit. Ditën e djeshme është ndërprerë qarkullimi në këtë seksion.

You may also like