Tre ditë Serie A në Oversport: Finale për Inter e Milan, Juve do të marrë hak

by admin
Spread the love

Serie A rikthehet të shtunën me ndeshjet e javës së 34-t. Ashtu si zakonisht, të gjitha ndeshjet do të transmetohen në Oversport përmes platformës Tibo. Shqiptarët zbresin në fushë që në fillim, në dy takimet e para të programuara për këtë javë.

Torino-Spezia dhe Venezia-Atalanta janë duelet e para të javës dhe luhen prej orës 15:00. Berisha, Vojvoda, Manaj dhe Gjimshiti janë gati për lojë, ashtu sikurse edhe Marash Kumbulla që me Romën e tij udhëton drejt Milanos për të ndalur Interin.

Kjo sfidë luhet në orën 18:00 dhe pa asnjë dyshim është nga kryesoret e kësaj jave, pasi kampionët në fuqi do të mundohen të mposhtin Romën që nuk humb pre 12 ndeshjes në Serie A. Tre pikët u duhen me çdo kusht, pasi do të marshonin drejt titullit të dytë radhazi.

E shtuna mbyllet me takimin Verona-Sampdoria, prej orës 20:45. E diela nisë që në mesditë, me Salernitana-Fiorentina në orën 12:30, ndërkohë që ka sërish derbi mes shqiptarësh. Bajrami, Ismajli dhe Asllani janë gati për Empolin, që përballet në orën 15:00 me Napolin e Rrahmanit.

Skuadra e Spalleti do kërkojë hakmarrjen, pasi “Axurrët” janë mposhtur në “Diego Maradona”. Në të njëjtën orë luhet edhe Bologna-Udinese, kurse më pas programi i ndeshjeve vijon me Genoa-Cagliari (18:00) dhe Lazio-Milan (20:45).

Kjo do të jetë gjithashtu një nga ndeshjet e javës, pasi vendasit luajnë për një vend në kupat e Europës dhe Milani për të tentuar titullin kampion. E hëna mbyll javën në Serie A, me një duel mes Sassuolo dhe Juventusi, në orën 20:45.

Bardhezinjtë me siguri nuk e kanë harruar humbjen në “Allianz Stadium” dhe do tentojnë të marrin hak, për të arkëtuar tre pikë shumë të rëndësishme që i afrojnë edhe më shumë me kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. / oversport.tv

You may also like