Transportuesit privat nesër protestojnë para NPQ-së (VIDEO) – Shqip

by admin
Spread the love

U KTHEHEN VETËM NGA 5 MIJË DENARË NGA BORXHI PREJ 2 MILION DENARËVE

Transportuesit privat nesër do të protestojnë para NPQ-së në Avtokomandë. Kjo pasi dje kompanive private të transportuesve privat u është lëshuar vetëm 5 mijë denarë nga borxhi prej 2 milion eurove që ka Ndërrmarja ka ndaj transportuesve privat.

Transportuesit privat tashmë tre muaj kanë parkuar autobusat e tyre në garazha, ndërsa janë lënë edhe pa asnjë të ardhur për familjet e tyre.

Reduktimi i autobusave privat ka ka shkaktuar nervozizëm dhe pritje të gjata qytetarëve të cilët përdorin transportin privat.

Në mëngjes dhe pasdite autobusët janë të mbingarkuar, qytetarët nuk mund të hipin dhe të presin autobus tjetër që po ashtu është plot.

Vonohen në punë, shkollë, për kontroll mjekësor dhe pasdite qytetarët nuk mund të kthehen në shtëpi.

Kryetarja e qytetit Danella Arsovska disa herë me radhë ka deklaruar se qyteti nuk ka nevojë për transportuesit privatm edhe pse situate në terren është më ndryshe, qytetarët presin me orë nëpër stacionet e autobusave, madje edhe vonohen në punë.

 E gjithë kjo erdhi pasi transportuesit kërkonin borxhin e me këtë qyteti ndërpreu kontratat me “Slloboda prevoz” dhe “Makespres”, pas së cilës ata protestuan dhe bllokuan qytetin disa ditë me radhë. Kryeministri Kovaçevski u premtoi se do të kërkojë zgjidhje institucionale por deri më tani nuk ka diçka konkrete.

Pergatiti: Arbana Qerimi

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!

You may also like