Transportuesit privat edhe po e bllokojnë Shkupin

by admin
Spread the love




Edhe sot qyteti i Shkupit vazhdon të jetë i bllokuar nga ana e transportuesve privat. Ata që dje kanë vendosur autobusët e tyre në disa pika kyçe të qytetit, ndërsa për shkak se nuk është arritur ndonjë marrëveshje, bllokimi vazhdon edhe gjatë ditës së sotme.
Nga ora gjashtë e mëngjesit janë vendosur sërish bllokada në disa pika kryesore të kryeqendrës, tek udhëkryqi përballë Qendrës Tregtare Mavrovasja, udhëkryqi tek Kryqi i Kuq si dhe Bulevardi Ilinden.
Nga transportuesit privatë deklarojnë se deri sa nuk do të sigurojnë zgjidhje me kryetaren Arsovska, ata nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, mandje ata paralajmërojnë edhe bllokoda të tjera të qytetit.


You may also like