Trajneri personal i Kim Kardashian i del në mbrojtje pasi ajo u kritikua që humbi mbi shtatë kilogramë për “Met Gala”

by admin
Spread the love

Kim Kardashian rrëmbeu vëmendje me paraqitjen në “Met Gala 2022” me fustanin ikonik të yllit të ndjerë Marilyn Monroe.

41-vjeçarja pranoi se që të arrinte ta vishte fustanin iu desh të humbiste mbi shtatë kilogramë (16 pounds) brenda tre javësh.

Pas kritikave që mori për këtë deklaratë, trajneri personal i Kim ka thënë se ylli televiziv humbi peshë në “mënyrë të shëndetshme”.

“Unë mendoj se një nga keqkuptimet është – ajo punon shumë. Unë isha atje gjatë procesit dhe nuk ishte se ajo mbeti e uritur për të arritur këtë”, tha Don-A-Matrix për TMZ .

“Ajo ka qenë në një dietë të vërtetë të ekuilibruar dhe nganjëherë nuk hante aq shumë, por më pas gjëja e dytë ishte që ajo shkoi në palestër dhe punoi”, tha ai.

Don-A-Matrix, i cili gjithashtu ka punuar me Khloe Kardashian gjatë viteve, pohoi se themeluesja e “Skims” ishte “ndonjëherë ushtonte dy herë në ditë”.

“Është e mundur të humbësh 20 pounds (nëntë kilogramë) në një mënyrë të shëndetshme”, shtoi ai, duke mos dhënë një afat kohor specifik.

Kardashian, 41 vjeç, u kritikua pasi pranoi se ajo ndoqi një dietë “të rreptë” për tre javë në mënyrë që të përshtatej me fustanin ikonë të Marilyn Monroe për Met Gala.

“Të ecësh në një tapet të kuq dhe të bësh një intervistë ku thua se sa të uritur jeni … sepse nuk keni ngrënë karbohidrate muajin e fundit… të gjitha për t’u përshtatur në një fustanin të mallkuar? Shumë gabim”, kishte shkruar ylli i “Riverdale”, Lili Reinhart në Instagram.

Aktorja, e cila nuk e quajti Kardashian me emër, shtoi se është “e neveritshme” për të famshmit të pranojnë se “vdesin nga uria” duke marrë parasysh se sa njerëz i shikojnë ata.

“Të pranosh hapur se ka vdekur urie për hir të Met Gala. Kur e di shumë mirë se miliona të rinj dhe të reja po shikojnë drejt teje dhe po dëgjojnë çdo fjalë tënde. Injoranca është e neveritshme e botës tjetër”, kishte shkruar tutje aktorja.

Ndërkohë përveç që u kthye në bionde, Kim ka pranuar gjithashtu se nuk grim në trup siç bën zakonisht në evente të tilla, për të ruajtur fustanin që Monroe e kishte veshur në vitin 1962 për t’i kënduar “Happy Birthday” presidentit të atëhershëm John F.Kennedy.


You may also like