Trajneri kosovar cak i hajnave në Dhërmi

by admin
Spread the love

Trajneri kosovar i futbollit, Bekim Isufi, ka qenë cak i hajnave në Dhërmi.

Isufi thotë se bashkë me familjen përjetuan tmerrin kur në ora 04:00 të mëngjesit u përballën me hajnat, njofton Klankosova.tv.

“Dhërmia nuk është vend ku duhet të ndiheni të sigurte andaj sigurohuni t’i keni mbyllur dritaret e Hotelit/Vilës apo Apartamentit ku ju jeni apo keni vendosur të qëndroni. Unë dhe familja ime përjetuam tmerrin me hajnat në dhomë në orën 4:00 të mëngjesit. Me gjithë dëshirën e madhe për t’i kaluar pushimet në Jug, pas traumës së përjetuar për një periudhë shumë të gjatë kjo nuk do të jetë më opsion”, ka shkruar Isufi në Facebook.

 

You may also like