Trajneri i xhudos Driton Kuka, nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga UP-ja

by admin
Spread the love

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” për trajnerin dhe selektorin e përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kukën, për kontributin e dhënë në fushën e sportit dhe në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare, raporton Shqip.

Rektori i Universiteti i
Prishtinës, Naser Sahiti, tha se trajneri Kuka me punën e tij e ka lartësuar
Kosovën kudo në botë.

Ai po ashtu shtoi se Kuka së
bashku me medalistët kanë thyer shumë barriera duke i treguar botës shumë për
Kosovën.

“Jam lumtur t’i uroj mirëseardhje
Driton Kukës, i cili me punën e tij ka lartësuar vendit tonë kudo në botë. Si
Universitet me traditë sot po shënojmë ceremoninë e doktoratës së nderit të  21  me
radhë, në shekullin 21 i cili i mbahet për, Driton Kuka, trajner dhe selektor i
Përfaqësuese së Kosovës në xhudo, i cili për me shumë se një dekadë ka dhënë një
kontribut të jashtëzakonshëm më fushën e sportit”.

“Figura e tij është pikë referimi për shumë të rijnë. Kuka së bashku me medalistët që ka përgatitur ka thyer shumë barriera dhe i  ka treguar botes se në vendin tonë të Kosovës shihet pasuria më e madhe rinia jonë e talentuar”, tha Sahiti.

You may also like