​Trajneri i Spurs: Nuk besoj se Perishiq do të luajë më për ne

by admin
Spread the love

Trajneri i Tottenham ka folur për situatën me futbollistin kroat Ivan Perishiq.

Ange Postecoglou nuk beson se Perishiq do të luajë sërish për Tottenham.

Kontrata e tij skadon në verë dhe zërat për ardhjen e tij në Hajdukun e Splitit po bëhen gjithnjë e më të forta.

“Ivan punon shumë, për të qenë i drejtë me të. Ai ka detyrime për kombëtaren dhe dëshiron të rikthehet sa më shpejt në fushë. E përsëris, është një humbje e madhe për ne këtë sezon. Besova se këtë sezon ai do të kontribuojë shumë me lojën e tij dhe e pamë në ndeshjet e para se si ndikoi në ndeshjet, por po… Nuk ka gjasa që ai të luajë më për ne”, ka thënë Postecoglou.

Perishiq luajti 50 ndeshje për Spurs në të cilat shënoi një gol dhe regjistroi 14 asistime.

You may also like