Trajneri i skuadrës gjermane akuzohet për falsifikim të dokumentit të vaksinës

by admin
Spread the love

Werder Bremeni ka thënë se trajneri i skuadrës, Markus Anfang, është duke u hetuar nga autoritetet gjermane për përdorim të dokumentit të falsifikuar të vaksinimit kundër koronavirusit.

Skuadra e rangut të dytë të futbollit në Gjermani ka thënë të enjten në mbrëmje se është njoftuar për këtë çështje por Anfang ka mohuar akuzat.

“Njësoj si çdo qytetar tjetër me dy doza të vaksinës, edhe unë i kam marrë të dyja në qendrën zyrtare të vaksinimit dhe i kam dokumentet për ta vërtetuar një gjë të tillë. Shpresoj që kjo çështje të qartësohet sa më shpejtë”, ka thënë trajneri Anfang për faqen zyrtare të klubit.

Anfang e mori drejtimin e Werder Bremenit në muajin qershor pasi klubi u largua nga Bundesliga pas 40-të vjetëve të kaluara në elitën e futbollit gjerman. Werderi është në vendin e tetë në Bundesliga 2 dhe ndeshjen e radhës e luan kundër Schalkes të shtunën.

You may also like