Trajneri i ri/ Xabi Alonso mision i pamundur, Bayerni zgjedh një holandez

by admin
Spread the love

Xabi Alonso është i preferuari i Bayern Munich për zëvendësuesin e Thomas Tuchel.

Por, arritja e një marrëveshjeje me trajnerin që po udhëheq Bayer Leverkusenin drejt titullit të parë në histori, është e vështirë.

“Aspirinat” nuk duan të privohen nga shërbimet e tij, teksa ish-mesfushorin spanjoll e tundon edhe ideja e marrjes së drejtimit të Liverpoolit. Klub që do të ndahet me Jurgen Klopp në fundin e sezonit.

Dhe në skenë ka dalë një emër i ri: Arne Slot. 45-vjeçari holandez drejton prej verës së vitit 2021 Feyenoordin, skuadër me të cilën ka fituar një titull kampion (2023).

Ndërkohë që në vitin 2022 mbërriti deri në finalen e Conference League me skuadrën nga Roterdami. Me trofeun që u fitua nga Roma e Jose Mourinhos në “Air Albania”.

Slot, i cili u shpall trajneri më i mirë në Eredivisie në 2022 dhe 2023, pëlqehet shumë nga bavarezët për stilin e futbollit të bukur që praktikon./ Super Sport


Top Channel

You may also like