Trajneri i ri i Barcelonës, presidenti Laporta nuk e llogarit rikthimin e një ish-i

by admin
Spread the love

Barcelona shpreson që t’i kthejë mendjen trajnerit të vet Ksavi Hernandez, i cili ka deklaruar se në fund të sezonit do të largohet nga drejtimi. Por nga ana tjetër klubi po studion dhe tregun për të mos u gjendur i kapur në befasi.

Siç bëjnë me dije mediat në Francë, një nga alternativat për stolin blaugrana është trajneri aktual i PSGsë, Luis Enrike. Enrike është një ish, teksa ai ka fituar gjithçka me Barçën. Por ndërsa nga Franca ka zëra për rikthimin e tij te Barça, në Spanjë nuk e shohin kështu.

Siç ka bërë me dije e përditshmja “Sport”, në një komunikim me stafin e tij, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka përjashtuar një rikthim të mundshëm të Luis Enrikes në stolin blaugrana.

PANORAMASPORT.AL

You may also like