Trajneri i Polonisë flet para ndeshjes me Shqipërinë: Reja ka krijuar një ekip mjaft të fortë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shqipëria luan nesër ndeshjen e radhës ndaj Polonisë me fillim nga ora 2:45, shkruan Insporti.

Para ndeshjes me “Kuqezinjtë” ka folur trajneri i Polonisë, Paolo Soussa, i cili tha se skuadra e tyre nuk fokusohet tek një lojtarë por te e gjithë skuadra.

“Që në ditën e parë ne kemi kaluar shumë shtigje dhe mënyra më e mirë është për të qenë konistent. Ne jemi shumë të organizuar dhe bëjmë pressing më të mirë, gjithashtu ekipi jonë nuk fokusohet vetëm të një lojtarë por te e gjithë skuadra, me rezultatet vjen edhe konfidenca”.

“Trajneri Reja ka krijuar një ekip mjaft të fortë, Shqipëria është një ekip kompakt. Ndeshja e parë ishte shumë e balancuar, unë e shikoj sit ë balancuar edhe ndeshjen e nesërme. Loja e nesërme do të jetë e fortë”- tha Soussa.  

Kujojmë se, Polonia siguroi fitore të thellë kundër Shqipërisë me rezultat 4:1 si vendase në stadiumin “National Warsawa” në shtator.

Ndryshe, të shtunën, kombëtarja “Kuqezi” mposhti Hungarinë me rezultat 1-0 në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest. /Insporti.com

You may also like