Trajneri i Ishujve Faroe ka thënë se nuk dëshiron t’ia prish festën Shqipërisë

by admin
Spread the love

Shqipëria pas kualifikimit në Euro 2024 tani do të përballet me Ishujt Faroe.

Kjo do të jetë ndeshja e fundit e këtij cili dhe zhvillohet të hënën në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Para ndeshjes ka folur trajneri i Ishujve Faroe, Jakan Ericson, i cili ka thënë se nuk dëshiron të prish festën e “kuqezinjve”.

“Ne nuk jemi këtu për ti prishur punë apo rezultatin Shqipërisë, por për të bërë mirë vetë e për të ecur përpara. Do të aplikojmë disa skema të reja në këtë ndeshje, që nuk kemi pasur mundësi t’i provojmë”, u shpreh tekniku Ericson.

Shqipëria me barazim ndaj Moldavisë ka 14 pikë në pozitën e parë, dy më shumë se Çekia dhe tri më tepër se Polonia. Ishujt Faroe janë në vendin e fundit me vetëm një pikë.

Shqipëria e luan ndeshjen e fundit të kualifikimeve, atë kundër Ishujve Faroe, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë të hënën. /Lajmi.net/

 

You may also like