Trajneri i Argjentinës: “Vetëm Messi dhe Di Maria kanë një vend të garantuar në Copa America”

by admin
Spread the love

Lionel Scaloni, trajneri argjentinas, foli për Kupën e Amerikës pas fitores ndaj Kosta Rikës (3-1) dhe la një mesazh për lojtarët.

I pyetur për debutimin e portierit Walter Benitez dhe nëse do ta merrte në turne, trajneri garantoi se janë vetëm dy emra të konfirmuar në ekip për kompeticionin e radhës.

“Benitez është një mundësi, në botën e futbollit nuk dihet asgjë. Ai është këtu sot, ai pati mundësinë e tij, por nuk mund ta garantoj për asnjë nga lojtarët që erdhi në kampin stërvitor. Vetëm për atë që nuk erdhi, që ju tashmë e njihni [Messin]. Të tjerat, do të shohim. Epo, edhe Di María e ka vendin e garantuar”, tha Scaloni në konferencën për media.

/GazetaBlic Sport

You may also like