Trajanov: Ne nuk kemi dhënë ultimatum, do ta mbështesim qeverinë e re

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, në emisionin debativ në TV Shenja, tha se partia e tij do ta mbështet qeverinë e re, pasi kanë marrëveshje me LSDM-në që ndryshimet në kodin zgjedhor të miratohen në afat prej 3 muajve.

“Ne jemi parti politike me përgjegjësi. Do ta mbështesim qeverinë, do ta diskutojmë nesër dhe pasnesër për shumë prioritete. Ne nuk kemi ultimatum dhe në asnjë rast nuk duam që të të vijë deri tek ndonjë kërcënim. Flasim për principe. Kemi marrëveshje që të miratohen këto ndryshime. Vlesërojmë se në afat prej 3 muajve, ky është një periudhë optimale kur mund të miratohen këto ndryshime. Prandaj tash kemi mbështetje serioze prej LSDM-së, VMRO-DPMNE gjithashtu mbështet një njësi zgjedhore”, tha Trajanov. /SHENJA/


You may also like