Tragjedia me dhjetëra të vdekur në Itali/ Bashkia e Venecias në zi

by admin
Spread the love

Pas aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur mbrëmjen e sotme në Mestre, kryebashkiaku i Venecias Luigi Brugnaro ka urdhëruar qytetin të mbajë zi nga dita e sotme.

 “Një tragjedi e madhe goditi komunitetin tonë këtë mbrëmje”, tha kryetari i bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro.

“Unë menjëherë urdhërova qytetin të mbajë zi, në kujtim të viktimave të shumta që ishin në autobusin e rënë. Një skenë apokaliptike, nuk ka fjalë”, shtoi ai.

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të martë në Itali me pasojë vdekjen dhe plagosjen e dhjetëra personave. Numri i të vdekurve nga aksidenti i ndodhur në Mestre deri tani është 21, 12 janë lënduar dhe disa janë të zhdukur.

Autobusi u përplas, ra nga mbikalimi dhe përfundoi në fund të shinave të hekurudhës që shkojnë përgjatë rrugës dhe më pas mori flakë. Mjeti fluturoi rreth 10 metra në mbikalimin e rrugës lidhëse që të çon nga Mestre në drejtim të Marghera dhe autostradës A4.

 


Top Channel

You may also like