Tragjedi në stadiumin “Maradona”, gjendet i vdekur një 42-vjeçar

by admin
Spread the love

Një ngjarje dramatike u zbulua pas ndeshjes mes Napolit dhe Milanit që u zhvillua mbrëmë në stadiumin “Maradona”.

Trupi i një burri 42-vjeçar nga Bacoli, pa precedent penalë, u gjet në një park makinash poshtë impiantit.

“Corriere dello Sport” zbulon: trupi i pajetë u zbulua pas orës 02:00 në një zonë të braktisur nën sektorin e mysafirëve.

Sipas rikonstruksionit të ngjarjes nga Policia, dy persona, pa bileta, po tentonin të shkonin në tribuna përmes një tuneli. Shoku i viktimës ka parë hyrjen e tij të bllokuar dhe ka hequr dorë, ndërsa 42-vjeçari ka kaluar i pari, por pasi është ngjitur ka rënë nga një lartësi rreth 20 metra dhe ka përfunduar në tokë. Trupi u gjet i pajetë gjatë natës.


Top Channel

You may also like