Tragjedi në Peru! Zjarri në minierën e arit i merr jetën të paktën 27 personave

by admin
Spread the love

Peruja është goditur nga një ngjarje e rëndë, ku miniera e arit ka marrë flakë, ndërsa deri më tani numri I viktimave ka arritur në 27 minatorë.

Autoritetet kanë raportuar se në minierën e arit Arequipa ndodhi aksidenti më i rëndë i këtij lloji ndër dekada. Pas mbërritjes së ekipit të shpëtimit në vendin e ngjarjes nga aty janë nxjerrë 175 minatorë të gjallë.

Zyrtarët thanë se minatorët po punonin rreth 100 metra nën sipërfaqen kur shpërtheu flakët.

Të afërmit e punonjësve u mblodhën pas njoftimit për ngjarjen. Ata presin me pikëllim lajme nga personat e zemrës, ndërsa vijon ende puna intensive.

Ende nuk dihet se kush e ka shkaktuar shpërthimin e flakëve, në minierën e Perusë.

Ndërsa zjarri i së shtunës besohet të jetë fatkeqësia më e keqe në vite, dhjetëra vdekje në vit nuk janë të rralla në industrinë e minierave të vendit, zakonisht të përhapura në shumë incidente më të vogla.

Peruja është një nga prodhuesit më të mëdhenj të arit në botë, duke nxjerrë më shumë se 100 ton në vit, ose rreth 4% të të gjithë furnizimit vjetor të botës.

 


Top Channel

You may also like