Toshkovski: BE-ja nuk do të bëjë probleme për udhëtim me pasaporta me emrin e vjetër kushtetues

by admin
Spread the love

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski deklaroi se sot ka marrë shkrim nga Brukseli se Bashkimi Evropian nuk do të bëjë problem nëse qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të udhëtojnë me pasaporta me emrin e ri kushtetues.

Toshkovski, sot përsëri u bëri thirrje deputetëve në Kuvend që të mbështesin amendamentet për vazhdimin e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të udhëtimit.

“Sot mora një informacion me shkrim se Komisioni i dokumenteve të udhëtimit të Komisionit Evropian ka mbajtur takim dhe më është njoftuar se ata do ta kuptojnë problemin dhe do të jenë sa më korrekt dhe të përmbajtur në raport me qytetarët tanë. Qytetarët tanë që janë jashtë Maqedonisë, 70 mijë me pasaportë të vjetër janë në Gjermani, gjermanët e kanë si të dhënë, ne nuk e kemi. Ata do të mund të shkojnë pa problem në Hungari dhe Çeki, por nuk do të mund të largohen nga Maqedonia nëse kthehen në shtëpi”.

MARKETING



You may also like