Kanadaja i sekuestron Abramovich-it 26 milionë dollarë

by admin
Spread the love

TORONTO, 19 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Qeveria kanadeze ka njoftuar hapjen e një gjyqi për sekuestrimin e 26 milionë dollarëve të aseteve të sanksionuara të një kompanie të oligarkut rus Roman Abramovich.

Kjo është ajo që lexojmë në faqen e internetit të qeverisë së Toronto.

Ndërsa disa aleatë perëndimorë kanë sekuestruar jahte, firma nafte dhe gazi dhe pasuri të tjera të njerëzve të afërt me presidentin rus Vladimir Putin, kjo është hera e parë që Kanadaja e bën këtë.

Toronto tha se do t’i kërkojë gjykatës të ndjekë penalisht ”Granite Capital Holdings” të Abramovich dhe t’i përdorë të ardhurat për rindërtimin e Ukrainës. /os/

You may also like