Tornado në Misisipi/ Punëtorët e një lokalit mbijetojnë duke u fshehur në frigorifer

by admin
Spread the love

Një grup punonjësish në një restorant në Rolling Fork, Misisipi i mbijetuan një tornadoje vdekjeprurëse duke u strehuar në frigoriferin e lokalit, ku mbanin produktet e freskëta.

Pronari i lokalit, futi me shpejtësi shtatë punëtorë e tij në frigorifer ndërsa tornadoja përfshiu vendin.

Duke goditur me 200 mph dhe me diametër rreth një milje, tornado të premten mbrëma përfshiu edhe restorantin i cili u shkatërrua komplet.  E vetmja pjesë e mbetur në këmbë ishte frigoriferi gjigand ngjyrë grijë. Rreth tij ishin shpërndarë copa druri, metali dhe mbeturina të ndryshme.

“Faleminderit zotit që jemi gjallë, por gjithashtu ne jemi shumë të shkatërruar nga humbja”, tha pronarja Tracy Harden, 48 vjeç, për ABC News për Good Morning America.

Harden tha se ajo kishte vetëm rreth një minutë kohë para se tornadoja të shkatërronte lokalin.

“Kam marrë 22 mesazhe me tekst nga motra dhe vajza ime në Vicksburg dhe të dyja më thanë, po vjen një tornado, shkoni në një vend të sigurt. Pashë se dritat vezulluan dhe unë bërtita. Burri im hapi derën e frigoriferit dhe filloi të na futë brenda.”

Bashkëshorti i Tracy dhe gjashtë punonjësit e tyre u futën në frigorifer. Burri i saj pa që çatia e restorantit ishte zhdukur ndërsa mbylli derën e frigoriferit.

“Ai ngriti sytë dhe tha, unë shoh qiellin,” tha Harden. Pasi tornado përfundoi dhe ata dolën jashtë, panë që lokali që ishte aty për 6 dekada ishte zhdukur komplet dhe rreth tyre kishte vetëm mbeturina.

Tornadoja vrau të paktën 26 njerëz, plagosi dhjetëra të tjerë dhe shpërnguli mijëra banorë.


Top Channel

You may also like