Torino beson tek portieri serb, Berisha pranë largimit në janar

by admin
Spread the love

Në skuadrën e Torinos janë më të sigurt për Vanja Milinkovic-Savic sesa për Etrit Berishën. Portieri serb është në kontakte të vazhdueshme për të rinovuar kontratën me skuadrën e granatave.

Siç raporton dhe “Tuttosport”, lamtumira e portierit të përfaqësueses së Shqipërisë me Torinon duket e sigurt. Duke parë dhe situatën e mos aktivizimit, Berisha, mund të largohet nga klubi që në merkaton e janarit. Ky i fundit deklaroi publikisht se dëshiron të ndryshojë skuadrën për të luajtur në vazhdimësi.

Për gardianin 33-vjeçar ka pasur interes kohëve të fundit nga ekipi tjetër italian, ai i Salernitanës. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i radhës në karrierën e Etrit Berishës. /oversport.tv

You may also like