Topi i Artë 2022, Messi: Benzema e meritoi plotësisht! Është një lojtar i mrekullueshëm

by admin
Spread the love

Lionel Messi po flitet se do të jetë fituesi i Topit të Artë për vitin kalendarik 2023, pasi udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit të Kupës së Botës të zhvilluar në Katar.

I fundit që e fitoi trofeun e Topit të Artë ishte Karim Benzema, protagonist i Real Madridit në Champions League, i cili pas mbylljes së sezonit të shkuar u transferua në Arabinë Saudite, te Al Ittihad.

Duke folur në dokumentarin “Topi i Artë 2022”, kampioni argjentinas i Inter Miami, Lionel Messi theksoi se Benzema e meritonte plotësisht fitoren e atij trofeu në 2022-shin.

“Benzema e meritoi vërtet, si për sezonin e mrekullueshëm që pati, ashtu edhe për karrierën e tij. Ai është një lojtar i mrekullueshëm, ky çmim është i rëndësishëm për të dhe për futbollin”, deklaroi Messi./ supersport


Top Channel

You may also like