Topalli sulmon sërish Lulzim Bashën, paralajmëron goditjen që do të marrë kryedemokrati

by admin
Spread the love

Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli u shpreh se Lulzim Basha, dhe grupi i tij është në asgjësim e sipër. Sipas Topallit, këto zgjedhje treguan se Basha ishte një eksperiment politik i dështuar.

Unë them se grupi i Lulzimit s’ka asgjë demokratike në atë grup. Grupi i tij, në fakt është në asgjësim e sipër sepse edhe aq vota sa ka marrë në këto zgjedhje, i ka marrë për shkak të dy germave të PD, dhe për siglën.

Pra këto zgjedhje treguan që kjo nuk është partia e Bashës, se nuk ka asnjë kredibilitet ndonjëherë, dhe se s’ka qenë ndonjëherë kryetar i PD-së, dhe se ka qenë një eksperiment politik i dështuar me kosto të rëndë për vendin.

You may also like