Topalli e buzëqeshur në Kuvendin e Berishës: Sot është dita për të bërë kthesën, PD mund të kthehet te vetja e saj

by admin
Spread the love

Kuvendit të Rithemelit të organizuar nga Partia Demokratike që mbahet ditën e sotme i është bashkuar edhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Topalli deklaroi se sot është koha që PD të kthehet te vetja ndërsa theksoi se nuk është nevoja për të pasur karrige për të bërë beteja të vërteta.

“Ne duhet ti rikthehemi vlerave dhe mbi të gjitha me ju rikthy pushtetit moral. Opozita duhet të ishte pushteti moral. Ka marrë fund koha kur ajo ishte e rreme, sot PD mund të kthehet te vetja e saj. Mund ta bëjë. Nuk është hera e parë që gjendet në vështirësi. Unë besoj.

Rikthim më aktiv në politikë?

“Mund të them, edhe pa qenë deputete në krye të PD, njeriu duhet të gjejë forcë për të thënë të vërtetat e tij. Ne jemi në një kohë që duhet të bëjmë beteja të vërteta. E rëndësishëm është që bashkimi të bëhet mbi vlera”, tha Topalli.

You may also like