Tomas Myler optimist para Europianit: Gjermania ka rigjetur stabilitetin, Leverkuseni si Herkuli

by admin
Spread the love

Tomas Myler në buletinin e tij të përjavshëm, aty ku gjen rastin të ndajë tema të ndryshme me tifozët, ka folur për humbjen në “Der Klassiker” kundër Dortmundit, Leverkusesnin e pathyeshëm dhe deri te “ringjallja” e Gjermanisë në miqësoret e muajt mars.

“PANCERAT” – “Ne treguam paraqitje të nivelit shumë të lartë kundë Francës dhe Holandës. Të gjithë e prisnim që Gjermania të reagonte pas një sërë etapash të vështira në kompeticionet e fundit dhe më në fund e realizuam. Tashmë është koha t’i kristalizojmë këto vlera dhe të zhvillohemi akoma më tej. Fryma në grup kishte kohë që mungonte me të njëjtën energji pozitive dhe ‘uri’ në fushë. Nuk jam aspak i mërzitur për faktin që luajta me përfaqësuesen prej stolit. Kontributi i çdo futbollisti merr vlerë në shërbim të ekipit. Trajneri është ai që vendos. Për ne mjafton të marrim rezultatet dhe të kënaqim tifozët. Më bëri përshtypje rikthimi i besimit te mbështetësit tanë. Ata mbushën plot stadiumin e Frankfurtit gjatë përballjes me Holandën. Të qenurit vend organizator është detyrë dhe përgjegjësi. Shpresoj dhe besoj se do të jetë festë e madhe. Taktikat e Nagelsmanit rezultuan efikase. Grupi ka filluar ta qarkullojë topin lirshëm dhe kemi reflekse të shkëlqyera në zonë goditëse. Nuk kemi vetëm një apo dy lojtarë të aftë të shkundin portën mike, por janë në numër të konsiderueshëm. Performancat e Fuhrish, Virc dhe Mitelshtad më lanë pa fjalë, sidomos Mitelshtad. Lojtari defensiv në krahë ishte një nga më të mirët në fushë, pavarësisht se në gjirin tonë ndodhen talente në masë. Kemi ende kohë deri në nisjen e Kampionatit Europian dhe ndryshimi ndihen. Me ndihmën e tifozëve kam besim se do të realizojmë një rrugëtim të shkëlqyer”, tha Myler.

HUMBJA NË KLASIKE – “Është e vështirë të shpjegohet ajo humbje. Nuk bëmë thuajse asgjë për ta fituar ndeshjen. Skuadra e ngriti shumë lart stekën e lojës kundër Lacios, Mainc dhe Darmshtad. Krejt papritur e lamë Dortmundin të luante lojën e vet dhe në fund humbja nuk kishte se si të shmangej. Gjithsesi, kemi edhe disa javë të tjera deri në mbylljen e Bundesligës. Matematika na mban në lojë, ndonëse është gati e pamundur të rikuperohet hendeku i madh prej 13 pikësh. Historia në ka treguar se futbolli është i paparashikueshëm, megjithatë s’më duket rasti i duhur”, vijoi lojtari me numër “25” në kampin e Bajern Mynih.

LIDERIT – “Përpara duelit me Dortmundit të gjithë ishim sy e vëshë nga ndeshja Leverkusen-Hofenhaim, por ata sërish ia dolën të marrin fitoren në frymën e fundit. Çfarë mund të them më tepër?! Statistikat janë aty. Asnjë humbje në Bundesligë, sikurse të gjithë kompeticionet ku janë prezentë. Duhet sikur nuk kanë asnjë të metë, fiks si Herkuli. Të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund, por vështirë se pozitat do të kthehen në favorin tonë. Të paktën jemi prezentë në Ligën e Kampionëve. Arsenali është kundërshtari i radhës dhe do të jetë vërtet përplasje e fortë. Anglezët kanë kapur formën më të mirë të sezonit, ndërsa objektivi ynë dihet, finalja e ‘Wembley’-it”, përfundoi Tomas Myler. Futbollisti në fjalë ka kontratë me bavarezët deri në verën e vitit 2025 dhe mendohet se do të jetë e fundit me ngjyrat e klubit më të titullar në Gjermani. “Plakushi” nga Bavaria ka fituar gjithçka të mundshme në rang klubesh, ndërsa në palmaresin e tij mungon vetëm Kampionati Europian.

PANORAMASPORT.AL

You may also like