Tom Lockyer rrëzohet në fushë, ndërpritet takimi i Premier League – Shqip

by admin
Spread the love

Takimi i Premier League mes Lutonit dhe Bournemouth u ndërpre pasi kapiteni i Luton, Tom Lockyer, u rrëzua në fushën e lojës.

Lockyer ra papritur në fushë në mesin e pjesës së dytë të ndeshjes. Pasi mori trajtim mjekësor, ai u largua me barelë i duartrokitur nga të katërta anët e stadiumit.

Sipas asaj që shkruan BBC, mbrojtësi 29-vjeçar mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore. Kjo është hera e dyrë që Lockyer rrëzohet në fushën e lojës. E njëjta situatë u paraqit edhe gjatë finales së play-off kundër Coventry në Maj.

Ai bëri një operacion në zemër dhe iu dha drita jeshile për t’u rikthyer në fushën e lojës në Qershor.

Pas konfirmimit se takimi i ditës së sotme nuk do të vijonte më, të dy ekipet e Luton dhe Bournemouth dolën sërish në fushë për të duartrokitur tifozët.

Ndeshja midis AFC Bournemouth dhe Luton Town FC është ndërprerë për shkak të një incidenti mjekësor të lojtarit. Mendimet tona janë me Tom Lockyer dhe të gjithë lojtarët e përfshirë në ndeshjen e sotme”, tha në një deklaratë Premier League./tvklan.al

You may also like