TOKIO- Kreu i policisë jep dorëheqjen pas vrasjes së Abe

by admin
Spread the love

TOKIO, 25, gusht /ATSH-DPA/ – Shefi i policisë japoneze njoftoi dorëheqjen, rreth një muaj e gjysmë pas vrasjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe në mes të ditës.

Itaru Nakamura tha në një konferencë për shtyp se ‘’donte të merrte përgjegjësinë për mbrojtjen e pamjaftueshme të politikanit’’.

“Ndërsa ne ecim përpara me dispozitat e reja të sigurisë, është e natyrshme ta trajtojmë çështjen me një trajnim të ri të njerëzve”, tha Nakamura.

67-vjeçari Abe u qëllua pas shpine nga një distancë e afërt nga një ish-ushtarak me një armë të bërë vetë gjatë një fjalimi elektoral në qytetin e Nara më 8 korrik.

Vrasja tronditi vendin, i njohur për shkallën e ulët të krimit dhe ligjet jashtëzakonisht të rrepta për armët.

Shefi i policisë dha dorëheqjen ndërsa kishte paraqitur një kallëzim për sulmin. Sipas raportit, një oficer i dërguar nga Policia Metropolitane e Tokios dhe disa oficerë të policisë lokale ishin në afërsi të Abe në ditën e të shtënave.

Megjithatë, autori ishte në gjendje t’i afrohej Abe nga pas pa u vënë re, të nxirrte armën e tij të bërë vetë nga një çantë me supe dhe të qëllonte dy herë në drejtim të politikanit konservator.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like