TOKIO – Japonia planifikon të blejë raketa ”Tomahawk” nga SHBA-të

by admin
Spread the love

TOKIO, 28 tetor /ATSH-DPA/ – Japonia synon të blejë raketa Tomahawk të SHBA-së për të rritur kapacitetin e saj mbrojtës dhe parandalues, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qeveria japoneze po kërkon një zgjidhje për ndikimin ushtarak në rritje të Kinës në rajon dhe testet kërcënuese raketore të Koresë së Veriut.

Sipas televizionit shtetëror japonez NHK, qeveria japoneze planifikon të blejë raketa Tomahawk të prodhuara nga SHBA-ja.

Ajo synon të arrijë kapacitetin për të shkatërruar raketat armike në rajonin e saj me raketa të tipit Tomahawk me rreze të mesme dhe të lëshuara nga deti.

Pas blerjes, raketat planifikohen të montohen në shkatërrues (destroyer), duke u modifikuar, në kuadrin e Forcës Vetëmbrojtëse Detare të Japonisë (MSDF).

NHK raportoi se Japonia synon të vërë në shërbim raketat e saj kombëtare “standoff”, të cilat janë ende në zhvillim e sipër, deri në vitin 2026.

Siç thuhet, blerja e raketave Tomahawk do të rrisë kapacitetin parandalues ​​në këtë fazë ndaj kërcënimeve rajonale që mund të paraqesin Kina dhe Koreja e Veriut.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like