Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, çështja rishqyrtohet në Apelin e Shkodrës

by admin
Spread the love

Gjykata e Apelit në Shkodër do të rishqyrtojë çështjen e tjetërsimit të pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Për këtë çështje u dënuan nga Shkalla e Parë 17 persona mes të cilëve dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj.

Vendimi për kthim në Apelin e Shkodrës është marrë nga Gjykata e Lartë e cila pranoi rekursin që kishte bërë Prokuroria e Apelit dhe vendosi prishjen e vendimit së Gjykatës së Apelit në Shkodër dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në atë gjykatë me tjetër trup gjykues.

Kujtojmë se Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë në muajin Shtator të vitit 2020 shpalli fajtor dhe dënoi me katër vite burg për “Shpërdorim detyre” ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, për akuzën e tjetërsimit të pronave te Rana e Hedhun në bregdetin e Shëngjinit. Ndërkohë apeli e riktheu çështjen për gjykim në Shkallën e Parë, me pretendimin se nuk është zhvilluar si një proces i rregullt ligjor, pasi ka pasur shkelje procedurale si mos veçimi i çështjes, i cili është bërë me arsyetimin e bashkëpunimit edhe pse në fund ka vendosur se s’ka bashkëpunim.

You may also like