Tjetër zyrtarizim, Dinamo transferon sulmuesin e Bylisit

by admin
Spread the love

Dinamo ka zyrtarizuar sulmuesin Luis Kaçorri.

Klubi kryeqytetas pasuron kështu organikën e trajnerit Dritan Mehmeti, me sulmuesin 25-vjeçar i cili vjen nga skuadra e Bylis.Klubi i Dinamos e ka zyrtarizuar marrëveshjen nëpërmjet rrjeteve sociale.

FC Dinamo njofton arritjen e marrëveshjes me klubin e Bylis për transferimin e sulmuesit Kaçorri në kryeqytet.

25-vjeçari e ka zhvilluar karrierën e tij në Itali, ndërsa tek Dinamo vjen pas një eksperience në superiore me ekipin ballshiot. Mirësevjen Luis” – shkruan klubi kryeqytetas.

Kaçorri u aktivizua në 34 ndeshje sezonin e kaluar në Superiore dhe shënoi 6 gola./ Shqip


Top Channel

You may also like