Tjetër zëvendësim për Mbappe, Luis Enrique: Mësohuni!

by admin
Spread the love

Luis Enrique nuk kursehet më në lidhje me Kylian Mbappe. Ashtu si edhe një javë më parë, trajneri i Paris Saint-Germain e zëvendësoi sërish yllin e skuadrës në sfidën e luajtur në transfertë me Monaco dhe që përfundoi me rezultatin 0-0. Madje në këtë rast, 25-vjeçari luajti vetëm 45 minutat e para dhe pjesën e dytë e ndoqi nga tribuna së bashku me mamanë e tij.

Pas përfundimit të ndeshjes, Luis Enrique e mbrojti me fanatizëm zgjedhjen e tij ndërsa përgatiti tifozët se tashmë do ta shohin shpesh skuadrën të luajë pa Mbappe.

“Ky është një vendim që më përket mua në masën 100%. Herët ose vonë, ne do të na duhet të mësojmë të luajmë pa Mbappe. Ky është një vendim të cilin unë e marr për të mirën e skuadrës. Unë jam një profesionist dhe këtë situatë po e menaxhoj vetëm për t’i shërbyer skuadrës”, u shpreh Luis Enrique.

You may also like