Tjetër largim me parametër zero, mbrojtësi i Milanit pranë firmës me Lazion

by admin
Spread the love

Alessio Romagnoli duket se do të veshë fanellën e Lazios sezonin tjetër. Mbrojtësi kuqezi ka kontratë deri në fund të sezonit me Milanin, ndërsa ka refuzuar rinovimin për shkak se drejtuesit i kanë ofruar një pagë më të vogël nga ajo që fiton aktualisht.

Romagnoli përfiton rreth 6 milionë euro, ndërsa oferta e Milanit ishte me një pagë prej 2.5 milionë euro plus bonuse dhe një shifër e tillë është refuzuar nga qendërmbrojtësi.

27-vjeçari do të jetë largimi i radhës me parametër zero nga Milani që sezonin e kaluar humbi Donnarumma dhe Calhanoglu, ndërsa në merkaton e verës do të humbasë Kessie që ka firmosur me Barcelonën.

Romagnoli dëshiron të qëndroje në Serie A dhe është pranë firmës me skuadrën kryeqytetase, që i ofron një pagë prej 3.5 milionë euro në sezon. / Oversport.tv

You may also like