“Titullin e fitove, çfarë dreqin ke?”, zbulohet debati mes Maldinit dhe Spallettit

by admin
Spread the love

Milani fitoi 0-4 takimin e kampionatit përballë Napolit, sfidë ku skuadra e Spallettit nuk ishte e impenjuar maksimalisht. Diferenca e madhe me ndjekësit i bën komodë lojtarët napolitanë.

Këto dy skuadra do të përballën edhe dy herë të tjera mes tyre në ditët e ardhshme, për llogari të çerekfinaleve të Champions League. Tensioni nuk mungoi në fundin e ndeshjes. Protagonistë ishin Luciano Spalletti dhe Paolo Maldini. Trajneri i Napolit po ankohej tek arbitri, ndërkohë që aty pranë kaloi edhe drejtuesi i kuqezinjve.

Trajner, dukesh shumë nervoz. Ti e ke fituar kampionatin, çfarë dreqin kërkon?”, iu drejtua trajnerit kundërshtar legjenda e Milanit.

Ky i fundit zbuloi edhe versionin e tij: “Po i kërkoja llogari arbitrit për ndëshkimin e Lobotkas me karton të verdhë. Aty kaloi Maldini, i cili ngriti duart lart si për të thënë se ‘gjithmonë ankohesh’.

Nëse ekziston dikush që proteston, janë ata të Milanit. Njësoj si vitin e kaluar. Nuk më pëlqeu fakti që ai ndërhyri kur po flisja me arbitrin. U mërzita disi. Gjithsesi, ai është Paolo Maldini”, u shpreh Spalletti.


Top Channel

You may also like