“Titulli në duart tona”, kapiteni i Arsenalit: Çfarë nuk na falet në derbi

by admin
Spread the love

Arsenali la dy pikë të tjera dhe po lëshon terren në luftën për titullin kampion në Angli. Skuadra e Mikel Artetës mori vetëm një pikë në derbin ndaj West Ham (2-2).

Edhe pse kaloi shpejt në avantazh të dyfishtë, njësoj si ndaj Liverpoolit, Arsenali gaboi shumë. Diferenca me Manchester City është 4 pikë, por djemtë e Guardiolës kanë luajtur një takim më pak.

Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard, i cili realizoi një nga golat në “London Stadium”, analizoi sfidën e ditës së diel, aty ku Gunners humbën edhe një penallti me Saka.

Ndodhën shumë gjëra në ndeshjen ndaj West Ham, njësoj siç ndodhi javën e kaluar kundër Liverpoolit. Ne u ndalëm dhe nisëm të bënim marrëzira në fushë. E lejuam West Ham të rikthehej në ndeshje dhe të zhvillonte lojën që donte.

U dhamë shpresa atyre, gjë që mbetet në ndërgjegjen tonë. Por duhet të shohim përpara. Nuk duhet të harrojmë faktin që jemi ende në krye të kampionatit. Titulli është në duart tona.

Duhet të mbajmë të njëjtin qëndrim dhe mentalitet për të qenë të sigurt se do të fitojmë ndeshjen e ardhshme”, theksoi 24-vjeçari norvegjez.

Tifozët po presin me emocione “finalen” Manchester City-Arsenal (26 prill), përballje tepër e rëndësishme për fitimin e Premier League.


Top Channel

You may also like