Tiron Jajaga do të jetë zv/ministër i Mbrojtjes! Këto janë personat që ASH pritet të emërojë në ekzekutiv

by admin
Spread the love

Me hyrjen e ASh-së edhe zyrtarisht në Qeveri, shumica parlamentare u zgjerua edhe me tetë deputetë. Emrat e disa resorëve që do t’i takojnë partisë së Taravarit do të zëvendësohen me emra të rinj.

TV21 mëson se ministri i Shëndetësisë Bekim Sali do të zëvendësohet me Fatmir Mexhitin, ai i drejtësisë Nikolla Tupançevski me Krenar Llogën, zv/kryeministrit për çështje Ekonomike pritet të jetë Ilmi Aziri, Tiron Jajaga në vend të zv/ministrit të Mbrojtjes Bashkim Asani, ndërsa Mislim Zendeli vjen në vend të zv/ministrit të Bujqësisë Abdyl Shyqyr Abedini. Jozyrtarisht flitet edhe se Ministria e Ekologjisë nga BDI do të kalojë nën udhëheqje të LSDM-së.

You may also like