Tiranën e nderon 11-metërshi

by admin
Spread the love

Fitorja ishte rezultati i kërkuar, por edhe barazimi pranohet, ndaj kryesuesve të tabelës.

“Bardheblutë” e Tiranës nuk kanë shkuar më shumë se barazimi, në “Elbasan Arena”, ku përballë kishin një kundërshtar tejet të vështirë, si “Rrogozhinasit” e Egnatias, me sfidën e vlefshme për javën e 27-të, të Abissnet Superiore, që u mbyll me rezultatin, 1 me 1.

Të gjithë golat e kësaj sfide erdhën në fraksionin e dytë të lojës, ku fillimisht topin në rrjetë e dërgoi “fantazisti’ turk i “Zijeshilëve”, Melih Ibrahimoglu, i cili mposhtin me një goditje potente në hyrje të zonës portierin Kozi, në minutën e 74’-t, mirëpo në sekondat e fundit të ndeshjes, Malota shkakton një 11-metërsh dhe nga pika e bardhë e penalltisë, Kristal Abazaj nuk gabon duke barazuar shifrat.

Falë këtij rezultati, Tirana ngjitet në kuotën e 36 pikëve dhe parakalon përkohësisht “Blutë” e Dinamo City, teksa ndodhet vetëm 1 pikë larg vendit të katërt, vend që mbahet nga Skënderbeu, me 37 pikë, ndërsa Egnatia mbetet në vendin e parë të tabelës, me 51 pikë dhe udhëheq e pa shqetësuar kreun e tabelës.

You may also like