Tiranë cinike në Rrogozhinë, Kallaku dhe Hasani u sigurojnë fitoren e parë kampionëve

by admin
Spread the love

Kampionët e Shqipërisë morën fitoren e parë në Superiore duke mposhtur 0-2 në transfertë Egnatian, që pavarësisht pretendimeve, pësoi disfatën e dytë në po kaq javë.

Goli i parë bardheblu i Kallakut në pjesën e parë dhe Hasanit në të dytën, i dhanë suksesin ekipit të Shehit në një ndeshje ku pati dhe momente paniku, për shkak të një episodi të minutës së 32-të, me Qefalian, që u gjakos dhe humbi ndjenjat në fushë, për t’u transportuar në spital. Sa i përket lojës, Tirana ishte dominuese dhe u nevojitën vetëm 14 minuta lojë për Kampionët e Shqipërisë për të marrë epërsinë, kur Kallaku kaloi në epërsi kryeqytetasit.

Në minutën e 32-të, momente paniku për Qefalian që u përplas me Hamzan, duke bërë që ndeshja të ndërpritej për 10 minuta, pasi një pjesë e futbollistëve nuk ishin në gjendje për të vazhduar lojën.

Gjithsesi, episodi nuk e ngurtësoi Tiranën që vendosi fitoren në kasafortë, me golin e dytë të Hasanit, në fillimin e pjesës së dytë. Një tiranë cinike por e mjaftueshme për të marrë suksesin e parë  në kampionat, me bardheblutë që pas dy javësh ngjiten në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Egnatia është ende në kërkim të pikës së parë në Superiore.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like