Tirana gjen golin me Ismajlgecin, bardheblutë shpresojnë sërish!

by admin
Spread the love

Pas disfatës në Air Albania me rezultatin 0-1, Tirana kërkon përmbysjen ndaj boshnjakëve të Zrinjskit në transfertë teksa trajneri Orges Shehi ka zbuluar edhe 11-tëshen titullare.

Në mbrojtje nuk ka ndryshime ku luan katërshja e zakonshme ndërsa në mesfushë rikthehet Ennur Totre në atë që për fantazistin mund të konsiderohet si ndeshja e fundit me bardheblutë. Në sulm, këtë herë në stol është ulur Hasani ndërsa Devid luan në qendër me Xhixhën dhe Seferin në krahë.

Kronika e ndeshjes: 

Shpëton mirë Tirana, vendasit ndalen nga traversa

1′ Goooool! Tirana rihap sfidën, Seferi asiston dhe Ismajlgeci shënon

36′ Gooool! Bardheblutë ndëshkohen sërish, këtë herë është Ticinovic që mposht Bekajn me një goditje brenda zonës

26′ Gooool! Tirana në disavantazh, boshnjakët ndëshkojnë bardheblutë me një supergol!

1′ Starton sfida në Bosnje, Tirana kërkon përmbysjen ndaj Zrinjskit pas disfatës 0-1 në ndeshjen e parë në Air Albania

Zrinjski: Condric, Memija, Barisic, Magdic, Corluka, Savic, Kamenar, Jankovic, Jukic, Ticinovic, Bilbija
Trajner: Sergej Jakirovic

Tirana: Bekaj, Tosevski, Najdovski, Behiratche, Ismajlgeci, Totre, Aleksi, Limaj, Xhixha, Seferi, Devid
Trajner: Orges Shehi


Top Channel

You may also like