Tifozëve të huaj në Katar u ndalohet veshja tradicionale arabe kur hyjnë në bare, pas ankesave (fotot)

by admin
Spread the love

Kontestimet nuk kanë të sosur në Kupën e Botës në Katar teksa mediat njoftonin sot se tifozëve të futbollit u është ndaluar veshja karakteristike e bardhe vendase dhe mbulesa e kokës, në baret që shërbejnë alkool, prej shqetësimeve se ofendon vendasit dhe fenë e tyre islame.

Shumë fansa të huaj janë parë të mbajnë veshjet e bardha tradicionale muslimane në shenjë celebrimi apo respekti, duke prej të cilave të zbukuruara me ngjyrat kombëtare të vendeve pjesëmarrëse.

Por tashmë stafi i sigurisë në baret e Doha po u thotë fansave se nuk mund të mbajnë veshjen tradicionale vendore në vendet ku konsumohet alkool, prej ankesave të vendasve se ofendon besimin e tyre, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Vendet e shitjes së alkoolit janë mjaft të kufizuara në shtetin musliman por ato gjithsesi po tërheqin numra të mëdhenj tifozësh.

Veshja arabe “thabi” po bëhet mjaft popullore mes fansave që e shoqërojnë atë shpesh me ‘gutra’, mbulesën tradicionale muslimane të kokës.

Veshjet po shiten në vend edhe në ngjyrat e skuadrave kombëtare pjesëmarrëse në turne.

Tifozi i Portugalisë, Frederico Ferraz, 43 vjeç, thotë se u urdhërua të hiqte veshjen e tij arabe teksa tentonte të hynte në barin e hotelit The Red Lion.

Ai tha për MailOnline: “Ka filluar të më ndodhë shpesh dhe është e mërzitshme. Vendasit thonë se veshja përdoret vetëm për lutje dhe nga muslimanët. Unë nuk dua të ofendoj njeri por po tregoj vetëm vlerësimin për Katarin dhe kulturën muslimane”.

Vendasi Hamad, i cili dha vetëm emrin e parë konfirmonte mendësinë: “Ne i mirëpresim miqtë që vijnë këtu dhe vlerësojnë kulturën tonë por veshja jonë tradicionale nuk mund të mbahet duke konsumuar alkool.”

“Thabi e gutra nuk janë simbol vetëm të kulturës së Katarit por të asaj islamike, di njerëz që janë ankuar për njerëzit që konsumojnë alkool duke i veshur ato”.

Ndërkohë roje të sigurisë së bareve thanë se nuk janë marrë masa për tifozët që mbajnë vetëm veshjen e poshtme “thabi” pa atë të kokës.

“Njerëzit që mbajnë thabin dhe gutrën nuk mund të hyjnë në bare. Këtë e kemi urdhër, edhe pse duket strikte”, tha një prej rojeve.


Top Channel

You may also like