Tifozët nuk po munden t’i blejnë biletat për miqësoren ndaj Burkina Fasos – ende asnjë njoftim nga FFK-ja

by admin
Spread the love

Anipse FFK njoftoi se shitja e biletave për ndeshjen miqësore të Kosovës ndaj Burkina Fasos do të fillojë të hënën (sot) me fillim nga ora 16:00, një gjë e tillë nuk po mundësohet.

Deri më tani shërbimet e http://Tiks.app mbeten të padisponueshme, shkruan Insporti.

Lidhur me këtë nuk ka ndonjë njoftim të radhës nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Image

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se shitja e biletave për ndeshjen miqësore, Kosova – Burkina Faso, e cila zhvillohet më 24 mars, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të bëhet nëpërmjet platformës online. Shitja e biletave fillon të hënën nga ora 16:00.

Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.” – shkruhej në njoftimin e FFK’së.

You may also like