Tielemans çmend Europën, 4 klube të mëdha të kontinentit synojnë belgun

by admin
Spread the love

Yuri Tielemans, po zhvillon një sezon shumë të mirë me Leicester City. Mesfushori belg ka gjetur rrugën e rrjetës në 6 raste në 28 sfida që ka zhvilluar në Premier League dhe falë paraqitjeve të mira ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha të kontinentit.

Në fillim ishte Juventusi skuadra që shfaqi interes për belgun, më pas edhe Reali i Madridit. Ndërsa tani, sipas asaj që shkruan “SkySports UK”, edhe Arsenal dhe Manchester United kërkojnë ta bëjnë të vetin.

Tielemans ka një kontratë me “dhelprat” deri në fund të sezonit të ardhshëm, por duke parë interesimin e madh për të, Leicester është i gatshëm ta shesë nëse vjen oferta e duhur, që të mos ta humbasë vitin tjetër me parametër zero. /Oversport.tv

Foto: Leicester City Football Club Facebook

You may also like