“Ti vetëm ulëret, nuk durohesh”/ Tensione mes Heidit dhe Romeos, çfarë ndodhi mes çiftit

by admin
Spread the love

Një debat tjetër ndodhi mes Romeos dhe Heidit, çiftit që para 1 jave u martua brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Por në fakt ishte një shaka e stisur nga ata të dy vetë, që donin të shkaktonin bezdi tek Juli, i cili ishte në dhomën e gjumit.

Duket që Heidi dhe Romeo thurin planin e bezdisjes para se të futeshin në dhomë edhe pse vështirë të mbanin të qeshurat.

Romeo: Po të kam thënë që të flasim me radhë, se kështu nuk merremi vesh

Heidi: Po ti vetëm flet, ulëret, nuk durohesh.

Romeo: Po nuk mund të flasim njëri mbi tjetrin se kështu nuk kuptohemi.

Dhe me sa duket çifti ia arriti qëllimit, pasi Juli i bezdisur nga zërat e tyre i ka kërkuar të largohen dhe të debatojnë në vend tjetër.

The post “Ti vetëm ulëret, nuk durohesh”/ Tensione mes Heidit dhe Romeos, çfarë ndodhi mes çiftit appeared first on NTV.

You may also like