“Ti mund të arrish gjithçka që synon”. Pak optimizëm për ta nisur ditën mbarë…

by admin
Spread the love

“Kemi lindur të gjithë në këtë botë për të bërë diçka të mrekullueshme dhe unike. Mos e lër të zbehet këtëmundësi. Forcoje lirinë e të ëndërruarit, dhe të menduarit e gjërave të mëdha. Ki guximin dhe vendosmërinë për t’i realizuar ato ëndrra që i konsideron të vyera. Shumë herë, personat që kanë pasur ëndrra të mëdha, janë tallur nga të tjerët, por kanë qëndruar të fortë për të arritur objektivat e tyre. Bëj diçka krijuese. Nuk duhet të kalojë asnjë vit pa bërë diçka të rëndësishme”. Guru Sri Sri Ravi Shankar

Me të vërtetë, nuk duhet të kalojë asnjë moment që të mos mendojmë për gjërat që synojmë. Duhet tëkemi synime të mëdha, pasi ato na nxisin të punojmë më fort për t’i arritur synimet tona. Nëse ëndërrojmëgjëra të vogla e të arritshme, nuk kemi për të marrë asnjë kënaqësi prej arritjes së tyre. Gjërat e mëdha janë ato që jo vetëm na nxisin të punojmë me vendosmëri, por edhe na japin më tepër kënaqësi kur i arrijmë.

Sigurisht që të tjerët mundet të tallen, apo të qeshin me ty. Kjo sepse më parë nuk ke pasur arritje tëmëdha sa ato që synon, por ti mos u ndal. Ti nuk je opinioni i të tjerëve për ty. Ti mund të arrish shumëdhe duhet t’ua tregosh edhe atyre këtë cilësi të vetes. Trego vendosmëri dhe puno nga pak përditë për tëarritur aty ku dëshiron.

Gjërat e mëdha duan kohën e tyre. Kjo do të thotë se nuk duhet të ndalesh, thjesht sepse nuk ke parërezultate të menjëhershme. Rezultatet mund të duan kohë, por nëse e sheh se je aty ku ke synuar, kjo do tëthotë se je në rrugën e duhur dhe shumë shpejt do të mbërrish në destinacion. Mos u ndal, përkundrazi, kalite durimin dhe vullnetin tënd për të vazhduar rrugëtimin drejt përfundimit. Ti mund t’ia dalësh dhe mund të arrish gjithçka që synon.

You may also like