“Ti ishe krahu im i djathtë”, Luizi ndihet i “tradhtuar” nga Jori

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Luizi u shpreh i zhgënjyer me Jorin, për shkak se kjo e fundit votoi Deamishelin për lidere. Luizi i tha Jorit se ajo vetë i tha që do jetë krahu i djathtë i tij në shtëpi, por me këtë gjë tregoi të kundërtën.

Luizi shtoi se Jori i tha vetë atij që do të votonte Fotininë. Sipas Luizit, Olta dhe Dean duan që të nxjerrin banorët e ri jashtë, prandaj ajo tani është e rrezikuar.

Ky i fundit shtoi se Dea po bën lojën e Armaldos, duke qëndruar një herë me të, e një herë me Oltën, në interes të lojës së saj.

Jori tha se ajo e mban fjalën që jep dhe se nuk del asnjëherë nga fjala, por i kishte dhënë fjalën Deas. Ajo e pyeti Luizin që përse ai nuk e sqaroi këtë gjë më parë, por Luizi tha se mendoi që Jori e kuptoi mesazhin e tij.

You may also like