“Ti bo gol” udhëton në “Kukës Arena”, vjen live në Oversport dhe Tibo sfida Kukësi-Partizani

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Abissnet Superiore” do të ulë sot siparin e javës së pestë me një sfidë mjaft interesante. Do të vijë drejtpërdrejtë në ekranin tuaj supersfida Kukësi-Partizani e cila do të transmetohet në Oversport dhe Tibo.

Emisioni “Ti bo gol” do të sjellë live nga “Kukës Arena” intervistat me trajnerët e të dyja skuadrave si dhe me lojtarin e ndeshjes. Sfida do të startojë në orën 15:00 me të dyja ekipet që kanë vetëm një objektiv, fitoren. Verilindorët ndodhen në vendin e fundit dhe kërkojnë të hedhin pas krahëve këtë start të errët. Me këmbën e mbarë kërkon ta nisë edhe trajneri i ri i Kukësit, Enkeleid Dobi i cili bën sot debutimin me ekipin e ri.

Nga ana tjetër, Partizani vjen nga një humbje në ndeshjen e fundit ndaj Erzenit. “Demat” kërkojnë ta hedhin pas krahëve këtë humbje dhe kërkojnë të thellojnë krizën e Kukësit. Një fitore do t’i ngjiste automatikisht të kuqtë në krye të tabelës së klasifikimit dhe në ndeshjen e ardhmr do të luante derbin ndaj Tiranës si vendi i parë i renditjes. /oversport.tv

You may also like