“Thuaj brew-sketta jo brew-shetta, ndryshe gjobitesh”, qeveria italiane do të penalizojë përdorimin e fjalëve angleze

by admin
Spread the love

Italianët që përdorin anglisht dhe fjalë të tjera të huaja në komunikimet zyrtare mund të përballen me gjoba deri në 100,000 euro sipas legjislacionit të ri të prezantuar nga partia “Vëllezërit e Italisë” së kryeministres Giorgia Meloni.

Fabio Rampelli, anëtar i dhomës së ulët të deputetëve, prezantoi legjislacionin, i cili mbështetet nga kryeministri.

Ndërsa legjislacioni përfshin të gjitha gjuhët e huaja, ai është veçanërisht i orientuar për “Anglomania” ose përdorimin e fjalëve angleze, për të cilat thonë se “e poshtëron” gjuhën italiane, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar nuk është më pjesë e BE.

Projektligji, i cili ende nuk ka dalë për debat parlamentar, kërkon që kushdo që mban një detyrë në administratën publike të ketë “njohuri me shkrim dhe zë dhe zotërim të gjuhës italiane”. Ai gjithashtu ndalon përdorimin e gjuhës angleze në dokumentacionin zyrtar, duke përfshirë “akronimet dhe emrat” e roleve të punës në kompanitë që operojnë në vend.

Subjektet e huaja do të duhet të kenë botime në gjuhën italiane të të gjitha rregulloreve të brendshme dhe kontratave të punës, sipas një drafti të legjislacionit të parë nga CNN.

“Nuk është vetëm një çështje e modës, pasi moda kalon, por Anglomania ka pasoja për shoqërinë në tërësi”, thuhet në projektligj.

Neni i parë i legjislacionit garanton që edhe në zyrat që merren me të huajt që nuk flasin italisht, gjuha kryesore e përdorur duhet të jetë italishtja.

Neni 2 e bën italishten “të detyrueshëm për promovimin dhe përdorimin e mallrave dhe shërbimeve publike në territorin kombëtar”. Nëse nuk zbatohet mund të marrin gjoba midis 5,000 € dhe 100,000 €.

Mos thuaj “brew-shetta” në vend të “brew-sketta”

Sipas ligjit të propozuar, Ministria e Kulturës do të krijojë një komitet, detyra e të cilit do të përfshijë “përdorimin korrekt të gjuhës italiane dhe shqiptimin e saj” në shkolla, media, tregti dhe reklama.

Kjo do të thotë se të thuash “bru-shetta” në vend të “bru-sketta” mund të jetë një vepër e dënueshme. Lëvizja për të mbrojtur gjuhën italiane i bashkohet një përpjekjeje ekzistuese të qeverisë për të mbrojtur kuzhinën e vendit.


Top Channel

You may also like