“Thrilleri” Lazio-Udinese mbyllet pa fitues – 8 gola dhe 3 kartona të kuq

by admin
Spread the love

Tetë gola të shënuar, përmbysje, barazim sërish, dy kartonë të kuq dhe në fund Lazio e Udinese morën nga një pikë në një ndeshje që përfundoi në barazim 4-4, plot tension.

Ekipi i drejtuar nga Maurizio Sari u befasua në pjesën e parë, kur Beto shënoi dy herë në portën e Beto dhe i çoi shifrat në 0-2 pas 32 minutash lojë.

Një nisje kaq të keqe nuk e kishte menduar as më pesimisti në Romë, por gjithsesi i zakonshmi Immobile i dha shpresë skuadrës së tij duke shënuar dy minuta pas Beto kishte plotësuar dygolëshin përsonal.

Gjithsesi për Lazion “makthi” nuk kishte mbaruar, pasi Molina u shënoi edhe golin e tretë një minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Skuadra kryeqytetase nuk mund të dorëzohej dhe për 10 minuta në pjesën e dytë vendosi baraspeshën. Pedro ishte fantastik, sikurse edhe Milinkovic-Savic që realizoi një perlë.

Një minutë pas barazimit Patric u ndëshkua me karton të kuq, ndërkohë që edhe te Udinese jo shumë më pas të njëjtin fat e pati edhe Molina.

Me forca të barabarta në fushë Lazio e shënoi edhe golin e epërsisë, me anë të qendërmbrojtësit Acerbi që nuk fali me një goditje me kokë pas një krosi në zonë.

4-3 dhe për Lazion u mendua e fituar ndeshja, por nuk ndodhi diçka e tillë. Arslan në minutën e 9-të shtesë befasoi portierin Reina, që në të dytën ndeshje radhazi pëson katër gola. 4-4, një befasi e madhe për të gjithë.

You may also like