Thomas Tuchel: Kërkohet reflektim rekord

by admin
Spread the love

Bayern Munchen u eliminua nga Kupa e Gjermanisë, pasi pësoi humbje nga Friburg. Pavarësisht asaj se Thomas Tuchel erdhi si shpëtimtar në Bayern dhe për të fituar “tripletën” e madhe, tekniku gjerman zbret me këmbë në tokë që në ndeshjen e dytë.

Tucheli pas eliminimit nga Kupa ka kërkuar që të ketë reflektim në kohë rekord.
“Jam shumë i zhgënjyer që nuk arritëm të dërgonim topin në kudrat në tentativa flagrante. Nuk ka rëndësi nëse e merituam eliminimin apo jo, ne jemi jashtë dhe ky komponent nuk ndryshohet pavarësisht diskutimeve. Gabimet na shoqëruan përgjatë gjithë lojës, arsyeje e fortë se përse kërkohet reflektimi në kohë rekord”, ka thënë Tuchel.

You may also like