Thirrje maqedonasve në Shqipëri nga Shkupi zyrtar

by admin
Spread the love

Shkupi zyrtar u ka bërë thirrje të gjithë atyre që pretendojnë se janë maqedonas me banim në Shqipëri që ta shprehin lirshëm etnitetin e tyre në censusin e pritshëm, atë që nis në tetor.

“Shqipëria njihet në botë për shoqërinë e saj multietnike dhe multikulturore, në mënyrën se si u arrit në Maqedoninë e Veriut dhe që përfaqëson një trashëgimi autentike të paçmuar politike dhe kulturore. Duke e njohur rolin e maqedonasve si qytetarë lojal të Shqipërisë, regjistrimi i ardhshëm do t’u mundësojë atyre, përmes shprehjes së lirë të identitetit të tyre, të konfirmojnë përkatësinë e tyre etnike, gjuhësore, fetare dhe identitare. Kjo do të konfirmojë edhe më shumë rolin e komunitetit etnik maqedonas në Shqipëri, në ndërtimin e urave të miqësisë mes dy vendeve.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të qëndrojnë në komunikim intensiv me përfaqësuesit e bashkësisë etnike maqedonase në Shqipëri, si dhe me institucionet e Republikës së Shqipërisë, ndër të tjera, për çështje që prekin çështjet e identitetit. Vazhdojmë të angazhohemi në mënyrë aktive në mbrojtjen dhe promovimin e këtyre të drejtave në të njëjtën mënyrë siç kemi bërë deri më tani”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme Maqedonase.

You may also like